Site icon Telegrafi

Policia i sekuestron armë dhe municion një serbi në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë dhe municion në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 5 nëntor 2021, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit M. M., 73 vjeçar, mashkull K/Serb, janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion:

o Dy (2) pushkë automatike AK-47
o Tetë (9)karikator të pushkës AK47
o Dy (2) pushkë të gjata M48
o Një (1)armë të shkurtë Pistoletë
o Tetë (8) raketahedhës ( Tromblona)
o Një (1) raketahedhës (Zollë)
o Dy (2) granata dore
o Një mijë e njëqind (1100) fishke të kalibrave të ndryshëm
o Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformes ushtarake (pa emblema)

Policia bën të ditur se “armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore”.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” neni 366 paragrafi II, i KPK-s.

Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version