Telegrafi

Policia sekuestrohen pronat e Malltezit tek ish-kompleksi “Partizani” në Tiranë

Oficerët e Policisë kanë shkuar mëngjesin e kësaj të marte tek blloku i pallatave të ndërtuara tek ish-kompleksi “Partizani”.

Përfaqësues të Krimit Ekonomik ndodhen në brendësi të kompleksit me qëllim për të zbatuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për sekuestrimin e pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Berisha, Jamarbër Malltezi.

Me urdhër të SPAK, Malltezit i janë sekuestruar në total 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare, me një vlerë afro 250 mijë euro.

Oficerët e OPGJ-së u panë paraditen e të hënës në vilën në Gjirin e Lalëzit në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit, si dhe pasdite në pronat e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Lexo po ashtu Sot pritet seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të Sali Berishës

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje nga GJKKO në orën 14:00 të kësaj të marte, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ai do t’i përgjigjet njoftimit të gjykatës. /Telegrafi/