Zyrtarët policorë bashkë me inspektorët e Ministrisë së Zhvillimit Rural ishin në një aksion me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme kanë hasur në një grup prej 3 personave, prej të cilëve njëri kishte në posedim një armë AK-47.
Në momentin kur patrulla policore ka tentuar t’i legjitimojë të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit dhe kanë shtënë me armë në ajër.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Planejë të Prizrenit, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar. Rrasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/