Telegrafi

Policia rumune në ‘kërkim’ të tre futbollistëve shqiptarë! (Foto)

Shqipëria ka triumfuar kundër Rumanisë me rezultat minimal prej 1-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit A të Euro 2016.

Edhe sot kanë vazhduar komentimi i ndeshjes dhe ironitë me kombëtaren rumune.

I tillë është rasti edhe i mbrojtësit shqiptar, Mergim Mavrajt, i cili ka publikuar një fotografi teksa shihet me Migjen Bashën dhe Etrit Berishën, transmeton Telegrafi.

“Mavraj – Berisha – Basha. Të “urryerit” e rumunëve kërkohen nga policia Rumune! Kush jep informacion, ka shpërblim”, ka shkruar me ironi në Instagram, Mavraj.

Kujtojmë se me këtë fitore Shqipëria ka shtuar gjasat që të kualifikohet në fazën 1/8 e finales së Euro 2016, ndërkaq kombëtarja rumune është eliminuar pasi që zuri vendin e katërt. /Telegrafi/