Site icon Telegrafi

Policia raporton për lëndime të qytetarëve dhe dëme materiale nga plumbat qorr, një fëmije plumbi i dëmtoi xhaketën që e kishte veshur

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se vetëm në rajonin e Prishtinës në natën e ndrrimi të moteve, më 31 dhjetor dhe 1 janar, janë raportuar gjashtë raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm nga plumbat qorr, dhe një rast në Prizren.

Katër raste janë raportuar në Prishtinë, një në Podujevë dhe një në Lipjan.

Sipas policisë, plumbi qorr ka prekur xhaketën e një fëmije të cilën ai e kishte veshur, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në rastin tjetër plumbi qorr i ka dëmtuar xhamin e veturës një personi në vlerë 150 euro. E në Podujevë nga plumbi qorr ka pësuar lëndime një person i cili është dërguar për tretman mjekësor

Rastet sipas raportit të policisë:

Prishtinë 01.01.2022 – 00:02. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se fëmija i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa, të cilën e kishte veshur. Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

Podujevë 01.01.2021 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar xhami i veturës me vlerë rreth 150 euro. Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 31.12.2021-23:55. Raportohet se një plumb qorr ka godit një veturë duke depërtuar në brendi. Nuk raportohet për të lënduar. Forenzika në veturë ka gjet dhe konfiskuar një predhë të AK-47.

Podujevë 01.01.2022-01:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qen në terasen e shtëpisë është godit nga një plumb bredharak . Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor .Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedur të rregullt.

Prishtinë 30.12.2021-01.01.2022-22:30-09:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një plumb bredharak  i është dëmtuar vetura  e tij . Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar, rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan 01.01.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 31.12.2021-01.01.2022-22:00-12:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga drejtimi i panjohur nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij . Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version