Telegrafi

Policia qëllon për vdekje burrin që mbante peng gruan e tij, publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Policia e Las Vegasit kanë qëlluar për vdekje një burrë i cili po mbante peng gruan e tij, duke ia mbajtur vazhdimisht revolen në kokë.

Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, kanë filmuar momentin kur David Nesheiwat polic në Las Vegas duke ia drejtuar revolen Phillip Pitts 41-vjeç i cili po mbante peng gruan e tij, të cilës ia mbante revolen në kokë jashtë një marketi, transmeton Telegrafi.

Policia Nesheiwat vazhdimisht dëgjohej duke i thënë pengmarrësit: “Çfarë po ndodh? Çfarë ke në dorë? Hidhe revolen në tokë”.

Dhe pasi që e paralajmëroi me dhjetëra herë, ai e qëllon me katër plumba dhe Pitts rrëzohet menjëherë në tokë. Si pasojë e këtyre të shtënave ishte lënduar edhe gruaja e Pitts-it, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i vdekur në vend.

Para se të vinte deri te ky moment rrëqethës, afër tyre kishte qëndruar edhe vajza e çiftit të cilën policia e dërguan në një zonë më të sigurt. /Telegrafi/