Site icon Telegrafi

Policia Pyjore e Maqedonisë pas 12 vitesh pajiset me çizme të reja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot realizoi konferencë për shtyp në sallën e madhe të MBPEU-së, me rastin e prokurimit të pajisjeve të reja personale mbrojtëse për nevojat e Policisë Pyjore.

Policia Pyjore e cila operon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si zyrtarë të autorizuar me kompetenca të veçanta ligjore, pas 12 vitesh do të furnizohen me pajisje të reja mbrojtëse personale.

Sektori i Policisë Pyjore numëron gjithsejt 383 persona të punësuar, nga të cilët 334 zyrtarë të autorizuar: komandantë, zëvendëskomandantë dhe oficerë të Policisë Pyjore dhe 49 zyrtarë administrativ.

“Të gjithë zyrtarët e Policisë Pyjore së pari do të pajisen me çizme, prokurimin publik të të cilave e realizoi MBPEU. Procedura e tenderimit u përfundua me sukses dhe sot, para jush, është ekspozuar modeli që kaloi kontrollin tonë të brendshëm të cilësisë, pas së cilës në ditët e ardhshme pajisjet do të shpërndahen në të gjitha stacionet e Policisë Pyjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është hapi i parë i prokurimit, ndërsa në proces të realizimit është edhe prokurimi i furnizimit me uniforma të reja verore dhe dimërore, me të cilat punonjësit e Policisë Pyjore do të pajisen jo më së voni se në muajin mars të vitit të ardhshëm.”, tha ministri Hoxha.

Prokurimi i pajisjeve personale mbrojtëse është mbi 10 milion denarë, me çka 2.5 milion denarë janë përdorur për prokurimin e çizmeve, dhe pjesa tjetër e shumës është paraparë për prokurimin e furnizimit me uniforma të reja..

Pajisjet mbrojtëse personale , sipas njoftimit të MBPU-së, duhet të përmbushin standardet e Bashkimit Evropian, si dhe rregulloret ndërkombëtare në lidhje me modelimin dhe prodhimin, dhe veçanërisht në lidhje me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve. Çizmet që janë suguruar janë saktësisht në përputhje me standardet e përshkruara nga rregulloret evropiane, e njëjta do të implementohet dhe respektohet edhe gjatë furnizimit me uniforma.

Exit mobile version