Site icon Telegrafi

Policia pyjore e Maqedonisë pajiset me automjete të reja

Në Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujra, u promovuan 30 veturat e reja me pajisje të plotë për policinë pyjore, që kanë vlerë prej 30 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet financiare janë siguruar nga vetë ministria në fjalë, kurse do t’u shpërndahen të gjithë 30 stacioneve të policisë pyjore në Maqedoni. Pagesa do të bëhet në pesë vitet në vijim.

Me automjetet e reja pritet që të rritet efikasiteti i policisë pyjore, siguria e të punësuarve, dhe do të ulen harxhimet në derivate. Përndryshe, Policia pyjore e Maqedonisë ka 400 të punësuar, 320 nga të cilët janë me uniformë./Telegrafi/

Exit mobile version