Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27.12.2022 rreth orës 17:50 ka ndodhur një rast vjedhje në rrugën “Ekrem Rexha” Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.
Sipas Policisë, në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një person i panjohur ia kishte marrë parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.
“Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar. Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet ‘autorizim’ për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë” .
Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Telegrafi/