Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të sigurojë imazhe nga kamerat ku shihen tre persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj gazetarit dhe drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.
“Referuar rastit Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 16.08.2017, në rrugën “Bajram Bahtiri” ne Prishtine, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka arrit të siguroj xhirime dhe imazhe ku shihen tre persona të cilët dyshohet të kenë mare pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojnë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar.
“Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet më tej në njoftim.
Parim Olluri ishte sulmuar nga tre persona mbrëmjen e 17 gushtit kur po kthehej në shtëpi e shoqëruar nga e fejuara e tij. /Telegrafi/