Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje në Prishtinë.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast shpërdorimi të pasurisë së huaj, që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023”, thuhet në njoftim.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/