Telegrafi

Policia publikon fotografinë e një gruaje dhe kërkon ndihmë për arrestimin e saj, dyshohet për vjedhje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka publikuar të enjten në llogarinë zyrtare në Facebook fotografinë e një gruaje, si dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e saj.

Sipas njoftimit, e njëjta dyshohet se me 17 shkurt të këtij viti ka kryer vjedhje në Skenderaj.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës.

Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale vjedhje. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë”, thuhet në komunikatën për media.

Informacione për të dyshuarën në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/