Policia e Kosovës ka publikuar të mërkurën fotografitë e disa personave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast “Lëndim trupor”.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur më 23.09.2023.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/