Gjatë protestës së sotme të mbajtur në fshatin Mushtisht, të komunës së Suharekës, janë arrestuar 24 protestues, ndërsa Policia thotë se disa janë “lënduar nga gjuajtjet e tyre”. Dy prej tyre janë në gjendje të rënd, kurse dy të tjerë kanë marr lëndime të lehta trupore.
Komandanti i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmedin Krasniqi, në një deklarim për media thotë se protesta ka qenë e dhunshme.
“Në Mushtisht sot ka qenë e paraparë të mbahet një vizitë e disa serbëve nga Serbia, për shkak të një feste që e kanë pasur. Këtu ka pasur një numër bukur të madh të qytetarëve edhe të rrethinës së Mushtishtit, por ka pasur edhe njerëz të tjerë jashtë fshatit Mushtisht. I kanë shprehur pakënaqësitë e veta, ka qenë një protestë jopaqësore, ka qenë bukur e dhunshme”, thotë ai. Policia ka kryer punën e vetë profesionale dhe është mundu që të sigurojë lëvizje të lirë për pelegrinët serbë”.
Sa i përket protestuesve, Krasniqi tha se protestuesit kanë marr lëndime jo nga Policia, por nga vetë protestuesit.
“Nga qytetarët ka të lënduar, por nga ana e protestuesve e jo e Policisë, sepse ne vet ishim në vend të ngjarjes dhe pamë kur protestuesit hodhën gur që rroki qytetarin i cili ka qenë protestues duke i shkaktuar gjakderdhje në kokë”, tha Krasniqi.