Telegrafi

Policia po heton incidentin që ka ndodhur në mbledhjen e Bordit të Telekomit

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rincident që ka ndodhur më 24 prill në mbledhjen e Bordit të Telekomit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate ka bërë të  ditur se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës – Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një email – shënim zyrtar, nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill 2020, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës.

“Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/