Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me djegien e një shtëpize në rrugën Kolashini, në Mitrovicën e veriut.
Sipas policisë, zjarri është fikur dhe objekti është dëmtuar.
“Mitrovicë Veri, 29.06.2023, 03:15, Në vendin dhe kohën e lartcekur është dëgjuar një shpërthim. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes , në rrugën Kollashini (Tre Rrokaqiet), ka vërejtur se një shtëpizë, pronë e PK-së është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia. Objekti është dëmtuar dhe dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shpërthimi”, thuhet në raportin policor.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti “Kryerja e veprës terroriste”. /Telegrafi/