Telegrafi

Policia për 24 orë shqiptoi 1285 tiketa të trafikut

Policia e Kosovës në 24 orët e kaluara ka shqiptuara 1285 tiketa të trafikut.

Në raportin policor bëhet e ditur se të martën kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente. Prej tyre një përfundoi me fatalitet.

15 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 24 pa të lënduar.

Janë arrestuar 28 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.