Telegrafi

Policia parandalon mbajtjen e luftës me qen në Shtërpcë

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka parandaluar mbajtjen e një gare (lufte) me qen, garë kjo e cila ishte planifikuar të mbahej sot në fshatin Firajë të komunës
së Shtërpcës.

“Pas grumbullimit të informacioneve dhe përmes rrugëve operative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me Stacionin Policor në Shtërpcë, ka parandaluar mbajtjen e një gare (ndeshje) me qen, e cila ishte paralajmëruar që të mbahej sot në fshatin Firajë të Shtërpcës.

Policia e Ferizajt, që nga dje dhe sot ka bërë angazhim maksimal për të parandaluar këtë garë (luftë) me qen, e cila si e tillë, dhe sikur në shumicën e vendeve të civilizuara të botës konsiderohet ilegale ndërsa abuzimi me kafshë, sanksionohet edhe me ligj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/