Telegrafi

Policia parandalon grabitjen në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar dy maska, dorëza si dhe një pushkë automatike me 31 copë fishekë.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit dyshohet se kishin qëllim të kryenin grabitje.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.