Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për Kontroll të Autostradave sot ka parandaluar mbajtjen e garave të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë ka shqiptuar shtatë gjoba për ndalje të parregullt në autostradë.
“Gjatë patrullimit në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë’ në afërsi të fshatit Trudë ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë gjoba për ndalje të parregullt në autostradë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/