Telegrafi

Policia nuk përfill rregullat e komunikacionit (Foto)

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, parasheh gjoba të rënda si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thyejnë rregullat e komunikacionit.

Mirëpo, nuk dihet nëse ky ligj vlen edhe për vetë ata që duhet të përkujdesen për zbatimin e tij, Policinë e Kosovës.

Në një foto të dërguar nga një lexues i Telegrafit, shihet se si automjeti i Policisë së Kosovës është parkuar në mënyrë të paligjshme në Prizren, aty ku edhe shenja e komunikacionit ndalon një gjë të tillë.

Të shpeshta janë rastet kur lexuesit dërgojnë fotografi ku është Policia ajo që thyen rregullat e trafikut rrugor. /Telegrafi/