Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida” për ngjarjet ne veri

Tifogrupi i KB Trepçës të njohur me emrin “Torcida” nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të shpalosin banerin për zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të vendit.

Sot (e shtunë) po zhvillohet derbi i basketbollit kosovar mes KB Trepçës dhe KB Prishtinës. Për këtë ndeshje tifozeria vendase kishte përgatitur një baner i cili ishte paraparë të shfaqej para se të fillonte ndeshja.

“Sa herë Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni”, ishte mesazhi që shihej në banerin e përgatitur nga tifozët mitrovicas.

Përndryshe, kjo nuk ishte hera e parë që “Torcida” shfrytëzon zhvillimet në vend që të përgatitin një baner pasi që edhe më herët e kishin bërë një gjë të tillë.

Ata kanë shpjeguar se si Policia e Kosova nuk i ka lejuar ta shpalosin banerin me një komunikatë në faqen e tyre në ‘Facebook’.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 42-39 në të mirë të Trepçës./Telegrafi/

 

Exit mobile version