Site icon Telegrafi

Policia nuk ka informata nëse vërtet ka ndodhur incident në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.

Sipas mediave, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

Ky i fundit është parë pas incidentit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërkohë, është raportuar edhe për ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se nuk kanë ndonjë informatë për ndonjë incident apo numër të shtuar të zyrtarëve policorë në QNR.

Ndërkohë, Gani Geci u ka thënë mediave se situata nuk ishte e atillë sa të ketë ndonjë konfrontim. Ai tani është larguar nga QNR, derisa aty po ndodhet Alban Krasniqi.

Exit mobile version