NYPD iu ka përgjigjur raporteve se një burrë me armë gjahu është jashtë Kombeve të Bashkuara.
Policia po i përgjigjet raporteve se një burrë i armatosur me armë gjahu gjendet pranë Kombeve të Bashkuara në New York gjersa personelit dhe delegatëve brenda selisë po u kërkohet të strehohen.
Departamenti i Policisë së New Yorkut po i përgjigjet disa thirrjeve 911 që raportojnë një burrë me atë që duket të jetë një armë gjahu në East 42nd Street dhe 1st Avenue, pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, tha detektivi Hubert Reyes.
“Ne e kemi mbyllur ndërtesën për shkak të aktivitetit të policisë që po ndodh jashtë OKB-së”, tha për CNN-in, Stephane Dujarric. “Të gjithë janë në ndërtesë për momentin, kompleksi është i mbyllur”, tha ai.
Ndryshe, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së po vazhdon aktualisht. /Telegrafi/
⚡️Police cordon surrounds UN headquarters in New York
Reports suggest an unknown person entered the building, as the authorities respond to an 'armed man' in the area. The @UN are the globalists behind this with @wef and @ProfKlausSchwab pic.twitter.com/ngmWzho5NX
— Supporters of The PPC – Oxford County 🇨🇦 (@OxfordCountyPPC) December 2, 2021