Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet një ushtrim fushor ndërinstitucional.
Në njoftim bëhet e ditur se ushtrimet do të nisin rreth orës 09:00, transmeton Telegrafi.
“Afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, në njoftim theksohet se qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.
“Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”./Telegrafi/