Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur ditën e diel.
Dy raste të vjedhjeve kanë ndodhur në Prishtinë dhe një rast në Prizren, transmeton Telegrafi.
Persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari, armë, dhe disa krerë viça.
Rastet e ndara sipas raportit të Policisë:
Slivovë, Prishtinë, 06.08.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një unazë të arit dhe një pushkë gjuetie me 20 fishekë për të cilën armë ankuesi posedonte leje. Rasti është duke u hetuar.
Çagllavicë, 06.08.2023-00:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij duke hapur me forcë derën e terasës dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti uke u hetuar nga njësitë relevante policore.
Shpenadi, Prizren, 06.08.2023 – 08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të pa njohur, nga stalla e bagëtive i kanë vjedhur 12 krerë viça. Rasti është duke u hetuar.
Gjithashtu, Policia ka njoftuar se të dielën ka arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se kishte kryer vjedhje para disa ditësh.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.08.2023 Në lidhje me rastin, më 06.08.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se kishte kryer një vjedhje nga një market. I dyshuari është recidivist i rasteve të vjedhjeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/