Telegrafi

Policia njofton për tri raste të falsifikimit të parasë – në një bankë raportohet se janë deponuar mbi 3 mijë euro

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë, dy prej të cilave kanë ndodhur në Prishtinë e një në Prizren.

Sipas policisë, të dyja rastet në kryeqytet kanë ndodhur në rrugën “Robert Doll”, me ç’rast arkëtarja e një banke ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Robert Doll, Prishtinë NN. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

“Rr. Robert Doll, Prishtinë NN. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara”.

Ndërsa, në Prizren përfaqësuesi i një banke ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar mbi 3 mijë euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Rr. Besim Shala, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara”, ka bërë të ditur policia më tej.

Paratë në të tria rastet janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/