Site icon Telegrafi

Policia njofton për pesë raste të dhunës në familje në Ferizaj

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi janë në raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj , 2 raste në Shtërpcë dhe 1 rast në Kaçanik.

Policia njofton se me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, bën të ditur Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version