Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të shtunën në Klinë.
Një person ka sulmuar fizikisht vajzën me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/