Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për dy raste të dhunimit që kanë ndodhur njëri në Gjilan e tjetri në Vushtrri.
Në këtë të fundit bëhet e ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i panjohur për të.
“Vushtrri 25.07.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore.
Ndërsa në Gjilan, pas një hetimi intensiv është arrestuar i dyshuari për veprën penale të dhunimit, të kryer më 22 e 23 korrik të këtij viti.
“Gjilan 22-23.07.2023 – 23:00. Lidhur me rastin, pas një hetimi intensiv më 25.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/