Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në rajonin e Prishtinës.
Siç njofton policia, lidhur me rastet ka arrestuar personat e dyshuar, transmeton Telegrafi.
Rastet e dhunës kanë ndodhur ditën e shtunë.
Prishtinë 03.11.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 03.11.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një fjalosje është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar (babai i tij). Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/