Telegrafi

Policia njofton për dy persona të zhdukur në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona të zhdukur në Gjilan.

Rastet janë të ndara, por që janë paraqitur ditën e premte në polici.

“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”.

Të dyja rastet janë duke u hetuar./Telegrafi/