Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje që kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Lidhur me rastet, policia ka arrestuar disa prej të dyshuarve, ndërsa disa janë në arrati.
Më poshtë rastet sipas raportit të policisë:
Prishtinë 23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë 23.12.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportua se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
Lipjan 22.12.2023-22:50. Ankuesja kosovare me 23.12.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Graqanicë 23.12.2023-08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt. /Telegrafi/