Njësiti rrugorë i Policisë së Kosovës ka filluar patrullimin rrugorë edhe me vetura civile me qëllim të parandalimit të aksidenteve me fatalitet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se sipas statistikave aksidentet me fatalitet në këtë vit janë rritur për 4. 17 përqind.
Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1200 gjoba për ngasësit që nuk iu janë përmbajtur rregullave në komunikacion.