Site icon Telegrafi

Policia nis hetimin për Cristianon dhe Georginën pas thyerjes së rregullave anti-covid në pushimet dimërore

Cristiano Ronaldo po përballet me një hetim policor për një shkelje të mundshme të rregullave të izolimit pas një largimi romantik me Georgina Rodriguezin.

Policët thuhet se po shikojnë shqetësimet se çifti thyen kufizimet e izolimit italian për një natë larg në Alpe, shkruan The Sun.

Autoritetet italiane kanë vendosur një ndalim për të udhëtuar midis rajoneve, teksa ylli i Juventusit dhe partnerja e tij lanë Torinon për një qëndrim në Valle d’Aosta.

Vendpushimi i skijimit është afërsisht dy orë larg nga Torino me veturë.

Të martën në mbrëmje, Rodriguez festoi ditëlindjen e saj të 27-të me Ronaldon në hotelin me pesë yje “Le Massif”.

Çifti darkuan së bashku dhe thuhet se kaluan natën pas një udhëtimi me motor dëbore rreth maleve të Val Veny.

Udhëtimi i tyre u dokumentua në rrjetet sociale me fotografitë e publikuara nga vet ata dhe të shpërndara me miliona ndjekësit e tyre.

Atë pasdite, ata u kthyen në Torino përpara fitores së Copa Italia të Juventusit ndaj SPAL.

Ronaldo u la jashtë loje nga menaxheri Andrea Pirlo për të lejuar një periudhë të shkurtër pushimi.

Sipas La Stampa, policia vizitoi hotelin të enjten dhe e gjeti atë të mbyllur.

Disa biznese në destinacionin e pushimeve kanë vendosur të mbyllen për shkak të mungesës së vizitorëve gjatë pandemisë së coronavirusit.

Thuhet se autoritetet italiane nuk do të jenë në gjendje të ndëshkojnë Ronaldon ose Rodriguezin me gjobën prej 400 eurosh për lëvizje të paautorizuar.

Gjobat duhet të shpërndahen në vend, në momentin e shkeljes pasi policia të marrë në pyetje pse ishin në zonë.

Ylli sulmues gjithashtu mund të pretendojë të ketë udhëtuar legalisht, me një numër aktivitetesh të nevojshme të lejuara nga ligji.

Rregullat Italiane anti-Covid thonë: “Udhëtimi nëpër rajone në Itali është i ndaluar deri më 15 shkurt përveç nëse për arsye pune, shëndeti ose nevoje absolute”.

Për më tepër, hoteli nuk lejohet ligjërisht të kërkojë arsyet e qëndrimit të Ronaldos.

Korrespondenti i BeIN Sports, Tancredi Palmeri ka raportuar gjithashtu se policia po heton çështjen.

Thashethemet vazhdojnë se çifti është fejuar, pavarësisht se ende nuk kanë njoftuar publikisht planet për kurorëzim.

35-vjeçari ka katër fëmijë, me Rodriguez që solli në jetë më të voglën, vajzën Alana Martina, në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version