Telegrafi

Policia nis hetimet për vdekjen e një të miture në një klinikë private

Foto: Ilustrim

Një e mitur ka ndërruar jetë në një klinikë private, për të cilin rast Policia e Kosovës kanë nisur hetimet sot.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti konfirmoi se rasti është hapur sot dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast “vdekje e dyshimtë”. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /Telegrafi/