Site icon Telegrafi

Policia në Shqipëri kap 17-vjeçarin që voziste pa leje dhe 20-vjeçarin që ishte në kërkim

Policia e Shqipërisë ka njoftuar Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetin tip “Porche”.

Kjo pasi sipas tyre, nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit i cili ishte vetëm 17-vjeçar është procedura penalisht, ndërsa i shpalluri në kërkim i cili ishte 20-vjeçar është vënë në pranga.

“Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e  Policisë së Shtetit në Facebook.

Exit mobile version