Site icon Telegrafi

​Policia në Shëngjin iu vjen në ndihmë pushuesve që kishin mbetur në det të hapur

Policia Kufitare e Shëngjinit ka ndihmuar sot katër pushues që të kththeshin të sigurt në plazh, pasi kishin mbetur në det të hapur si rezultat i një defekti në mjetin e tyre lundrues.

Rasti ka ndodhur në “Kune Vain”, në vendin “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me katër shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje për ndihmë.

Exit mobile version