Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Policia rajonale në Prizren ka ndërmarrë masa për kontroll.
Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00.
Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.
Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mosrespektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë.
Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët.
Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/