Site icon Telegrafi

Policia në Prizren kontrollon 89 lokale dhe shqipton 173 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit në bashkëpunim me Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 173 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjendet në vet izolim.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 117 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat.”, thuhet në njoftimin për media.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version