Telegrafi

Policia në ora 11:30 tregon se çfarë gjeti nga aksioni i djeshëm

Policia e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media për të shpalosur detajet e aksionit të djeshëm në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së.

Operacioni i përbashkët kishte për qëllim që të kap kontrabanuesit e mallrave me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar, thuhet në njoftimin për media.

Komunikata e plotë për media:

Sot me 9 shtator 2016, nga ora 11:30, Policia e Kosovës do të mbajë një Konferencë për media, ku do të ipen detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së, në shtatë rajone të vendit , në perpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. Konferenca mbahet: Vendi: Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë Ora: 11:30, hapja e konferencës Datë: 09/09/2016. Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë në këtë konferencë, ku do të kenë mundësinë të marrin edhe pamje .