Policia e New Mexico ka publikuar të premten pamjet e kamerës së trupit të oficerëve që qëlluan për vdekje një pronar shtëpie pasi ata iu përgjigjën shtëpisë së gabuar për një thirrje për dhunë në familje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët e policisë së Farmington vranë Robert Dotson, 52 vjeç, kur ai u shfaq te dera me një pistoletë më 5 prill rreth orës 23:30, tha fillimisht policia.
Dhe pamjet e publikuara rishtazi tregojnë oficerët e paidentifikuar duke hapur zjarr menjëherë pasi Dotson hapi derën.
Siç thuhet më tej, oficerët hapën përsëri zjarr pasi një grua u dëgjua në video duke bërtitur.
Tre fëmijët e tyre ishin në katin më lart, thanë oficerët në pamjet.
Farmington është një qytet me mbi 45,000 banorë në pjesën veriperëndimore të New Mexico, pranë kufirit të Kolorados.
Sipas një njoftimi për lajmet nga departamenti të premten, “të dhënat dhe dosjet” shtesë pritet të publikohen pas shqyrtimit dhe redaktimit. /Telegrafi/