Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën Jugore, në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore në vazhdimësi po ndërmerr veprime policore me qëllim të parandalimit dhe të ofrimit të sigurisë.
Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën Jugore, në mbështetje të njësive të NJRSH-s, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjatë dhjetë ditëve të fundit ka realizuar disa bastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës e Vushtrrisë.
Bastisjet janë realizuar në lokacione dhe kohë të ndryshme gjatë orëve të mbrëmjeve, me ç’ rast përmes aplikimit të kontrollit të detajuar janë kontrolluar rreth 700 persona, ku fatmirësisht nuk është hasur asnjë mjet apo gjësend i kundërligjshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në ofrimin e sigurisë për të gjithë, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/