Telegrafi

Policia në Mitrovicë shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve’

Në shënim të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, policia në Mitrovicë, kanë organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë.

Sipas njoftimit për media ligjërata e mbajtur me nxënës u realizua në bashkëpunim me OJQ-në ‘‘Save dhe Children’’ ku si temë ligjërimi dhe bashkëbisedimi ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

“Nga ana e zyrtarëve policorë janë paraqitur dhe promovuar vlerat me të cilat policia çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm i zbaton në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve. Bashkëpunimi me OJQ -të dhe mekanizmat e tjerë ndërinstitucionalë është domosdoshmëri e rrugëtimit të përbashkët në përmbushjen e objektivave dhe përgjegjësive ndaj të drejtave të fëmijëve. Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, është dhe mbetet përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/