Policia e Kosovës në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje”, që ka ndodhur më datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se më datën 29/12/2022 në ora 23:45 ankuesi B.M. ka raportuar se gjatë blerjes së gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, e kishte lënë telefonin Samsung A11 në tavolinë pasi kishte qenë duke e kryer pagesën dhe na ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.
“Të dyshuarat kërkohen për veprën penale ‘Shpërdorim të pasurisë së huaj’. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave”, thuhet në njoftim.
“Andaj Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/