Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi nga Gjilani.
Në njoftim thuhet se personi i kërkuar është Adnan Shkuri Cani, i kërkuar për veprën penale “rrëmbim”, transmeton Telegrafi.
Policia njofton se i dyshuari ka adresën e banimit në fshatin Llashticë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim./Telegrafi/