Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një person i cili është në kërkim për veprën penale “zjarrvënje”.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur me datën 09.08.2022 në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon nga qytetarët që mund të kenë informacion për të dyshuarin të lajmërojnë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” si dhe në email apo edhe përmes numrave të telefonit. /Telegrafi/