Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e  një personi në Prishtinë.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprat Ngacmim dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version