Polica në Prishtinë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili thuhet se është i dyshuar për vjedhje.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, thotë se me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/