Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua, e cila dyshohet për një rast vjedhje.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit në fotografi.
E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në prill 2024”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192, thuhet në njoftim. /Telegrafi/